Sfidat dhe përparësitë e mësimit virtual në shkollat e mesme të larta dhe fakultetet në Kosovë
Description
Ndryshimet e përnjëhershme janë gjithmonë të një vështërise të caktuar. Kështu, izolimi nga pandemia kushtëzoi mësimin virtual dhe kontaktimin në forma të ndryshme për të gjitha nivelet e shkollimit, si në botë, ashtu edhe në Kosovë. Derisa në shkollimin parashkollor, atë fillor dhe shkollimin e nivelit të mesëm të ultë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë qe e angazhuar me mësimin nëpërmjet të televizorit, mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta dhe fakltetet u detyruan të gjejnë mënyrë vetanake të komunikimit me nxënësitë, gjegjësisht studentët. Fakultetet patën organizimin institucional në ofrimin e platformave të caktuara mësimdhënësve të tyre, ndërkaq natyra dhe kushtet e arsimit tonë të nivelit të mesëm të lartë, nuk mundësuan një përgatitje të tillë. Shfrytëzimi ose mosshfrytëzimi i platformave të caktuara mbeti zgjedhje e vetë stafit edukues. Prandaj, në mënyrën e formës së mësimit si dhe rezultatet e saj ndikuan një sërë faktorësh, si: mosha, mundësitë, përgatitjet paraprake, dëshira, vullneti etj. Të gjithë këta faktorë kanë të bëjnë, si me mësimdhënësit, ashtu edhe me nxënësitë dhe studentët. Megjithatë, një nga faktorët kyç mbetet mosha. Për të ardhur te rezultatet në hulumtim janë përfshirë, si nxënësit dhe studentët, ashtu edhe mësimdhënësit. Në mesin e personave të përfshirë në këtë hulumtim ka edhe mësimdhënës, të cilët japin mësim në të dy nivelet (me qëllim të pasqyrimit më të qartë të dallimeve). Në rezultate ka elemente të njejta, por edhe ndryshim, mes niveleve dhe pikëpamjes së personave të përfshirë nga pozita të ndryshme. Një ndikim në saktësinë apo mossaktësinë e përgjigjeve ka pasur edhe plotësimi dhe dorëzimi online i pyetësorëve të plotësuar, gjë që ka pamundësuar anonimitetin e plotësuesve të tyre. Aq më tepër, është vërejtur hezitim në plotësimin e tyre, posaqërisht nga mësimdhënësit. Prandaj, ka rezutuar interesante edhe përqindja e personave, të cilët i janë përgjigjur pyetësorit. Qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë që të krijohet një pasqyrim i punës virtuale, i përparësive dhe mangësive të saj, si rezultat i të cilave mund të bëhet përmirësimi, duke pasë parasysh platformat e shfrytëzuara, por edhe ndryshimi i disa mundësive të një mësimdhënieje ndryshe, edhe atëherë kur mësimi do të mbahet në objektet shkollore, gjegjësisht ato të fakulteteve. 137 Besa Hoxha Beqiri
Published in: Book of Proceedings: Transformations and Consequences in Society Due to COVID-19 Pandemic, AAB College, Prishtina.
Notes
Files
2020-covid-transformations-13.pdf
Additional details
Related works
- Is part of
- Book: 978-9951-494-95-3 (ISBN)
- Book: https://aab-edu.net/wp-content/uploads/2020/12/BOOK-OF-PROCEEDINGS-2020.pdf (URL)