Published February 11, 2020 | Version v1
Journal article Open

FRYMA IDEOLOGJIKE DHE KARAKTERI KOMBËTAR NË ART GJATË REALIZIMIT SOCIALIST TË VITEVE '70

Creators

Description

Skulptura jonë e realizimit socialist përshkohet fund e krye nga ndjenja e optimizmit revolucionar. Ajo u flet njerëzve për bukurinë e jetës, për madhështinë e popullit e të revolucionit, për të ardhmen e ndritur të Atdheut e të njerëzimit, duke i frymëzuar ata me ndjenjën e perspektivës dhe me idenë e luftës e të përpjekjeve për arritjen e fitoreve të reja. Forcimi dhe konsolidimi i tipareve që janë më të qenësishme për natyrën dhe rolin e artit socialist në jetën e shoqërisë sonë, do ta ngrinte në një shkallë më të lartë partishmërinë proletare. Për artin tonë socialist është karakteristikë dalluese fakti se ai përshkohet tejembanë nga idealet e socializmit, frymëzohet nga përpjekjet e masave dhe, nga ana e tij. I frymëzon ato me këto ideale. Vetëm një art i madh që ka dalë nga gjiri i popullit e që është vënë në shërbim të revolucionit, që udhëhiqet dhe orientohet nga një parti marksiste-leniniste, mund të mishërojë idealet e mëdha shoqërore.  Arti ynë i realizimit socialist,-ka thënë shoku Enver Hoxha,- me idealet e tij revolucionare dhe me synimet për t’i shërbyer socializmit dhe popullit ngrihet përballë artit të çoroditur dekadent borgjez dhe revizionist.

Files

1.pdf

Files (630.0 kB)

Name Size Download all
md5:a68514075e1f7f3ac60e1d90cc5b251a
630.0 kB Preview Download